Për momentin është në Afrikë. Kampionia e Europës në atletikë, si individ dhe ekip, Luiza Gega, vazhdon fazën stërvitore në Kenia, me objektiv dy ngjarjet e mëdha.
Në intervistën për Abc News, ajo sqaron se çfarë përgatitjesh po bën.
Ndërkaq, stërvitja do të vazhdojë në një vend tjetër të Afrikës. Ndërkaq, Gega ka pretendime për të marrë disa shpërblime.
Prej vitesh shteti shqiptar paguan sportistët e elitës, ndërsa shumat për rekordet e medaljet janë rritur.
Gjithsesi, kampionia e Europës në atletikë pretendon edhe për disa rekorde.
Në fund, një objektiv për Lojërat Olimpike në Paris.