Sporti

Luiza Gega fiton maratonën në Prishtinë, ishin mbi 1 mijë pjesëmarrës

09/22/2024 23:29
nga:E K

Mbi 1 mijë pjesëmarrës kanë marrë pjesë në edicionin e 23-të të maratonës dhe gjysmë maratonës Prishtina 2024, të organizuar nga Federata Atletike e Kosovës dhe mbajtur sot në Prishtinë.

Maratonën 42 kilometërshe tek vajzat e fitoi kampionia e Evropës në 3000 metra me pengesa, shqiptarja Luiza Gega, ndërsa tek djemtë vendi i parë shkoi për kenianin, Shedrack Kimaiyo.

Paraqitje të mirë patën edhe atletët tanë, të cilët u ngjitën në podium në disiplinat tjera.

Olimpistja jonë, Gresa Bakraçi, zuri vendin e parë në 10 kilometra. Në 5km, tek meshkujt, vendin e parë e zuri Genc Isufi, ndërsa Valentina Kelmendi dhe Merve Spahi u renditën në vendet 2 përkatësisht 3 tek vajzat.

Garat u mbajtën në disiplina 2 kilometërshe, 5 km, 10 km, 21 km dhe maratonë 42 kilometra e 195 metra.

KOK përgëzon Federatën Atletike për organizimin madhështor.