Showtime

Luiz feston ditëlindjen e 38-të, Kiara e surprizon në mënyrë të këndshme: Ja çfarë i bëri dhuratë për ditëlindje

07/12/2023 13:07
nga:N M

Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother VIP Albania 2, po feston sot ditëlindjen e tij të 38-të, ndërsa Kiara, e dashura e tij, e ka befasuar në mënyrë interesante.

Partnerja e tij, moderatorja Kiara Tito e ka surprizuar me një festë romantike, teksa Luizi ka shpërndarë foto në Instagram nga ambienti i dekoruar bukur një tortë ditëlindjeje të përgatitur nga Kiara.

Në një video të ndarë me mbështetësit e tyre, Kiara shihet e veshur me një fustan të kuq teksa këndon këngën e ditëlindjes së Luizit.

Duke shprehur mirënjohjen e tij, Luiz në mbishkrimin e videos ka shkruar: “Faleminderit që ekzistoni”.

Në anën tjetër Kiara ka postuar edhe një mesazh të përzemërt në Instagramin e saj, duke uruar Luizin dhe duke shprehur lidhjen e tyre të qëndrueshme.

Çifti gjeti dashurinë gjatë kohës që ishin në emision dhe që nga ajo kohë ata kanë vulosur lidhjen e tyre.