Këngëtarit, aktorit dhe fituesit të Big Brother VIP 2 i kanë mbyllur sërish faqen e tij në rrjetin social Instagram.
Ai ka kallëzuar rastin në sektorin e krimit kibernetik. Luizi thotë se personi që qëndron pas kësaj është dikush që e ka inat.
Luiz Ejlli tha për Top Channel: Jam te drejtoria e policisë për të bërë kallëzimin, sepse është një rast që po përsëritet dhe dikush e bën për inat.
Kjo është hera e tretë që këngëtarit të njohur i mbyllin profilin e tij zyrtar në Instagram. Faqja e artistit numëron 625 mijë ndjekës, ndërsa ai u kthye në një prej figurave më të ndjekura në vendin tonë gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP.