Tre ditë pas humbjes befasuese (0-1) në ndeshjen ndaj Levantes, Atlético Madrid shënoi fitore duke mposhtur Osasunën, me rezultat 3-0.
Felix, Suarez dhe Correa shënuan golat e fitores, shkruan GazetaBlic Sport.
Goli i sulmuesit uruguaian, Luis Suarez ishte i jashtëzakonshëm. Ai shënoi pothuajse nga gjysma e fushës.
WHAT A FINISH FROM LUIS SUAREZ ?? pic.twitter.com/nve9B28IaX
— ESPN FC (@ESPNFC) February 19, 2022
Atlético Madrid tani ka 42 pikë në vendin e 4-të, tre më shumë se Barcelona (dy ndeshje më pak). Osasuna është e 9-ta dhe ka 32 pikë.
/GazetaBlic Sport/


