Sporti

Luis Suarez: Messi donte ta mbyllte karrierën te Barcelona

10/01/2021 15:47
nga:E K

Këtë të shtunë Luis Suarez takohet përsëri me ish klubin e tij, Barcelonën, kur katalanasit udhëtojnë për në Wanda Metropolitano për t’u përballur me Atletico Madridi.

Messi nuk do të jetë më në anën tjetër dhe ish shoku i tij i skuadrës, Luis Suarez foli për dëshirën e Messit për ta mbyllur karrierën te Barcelona, shkruan GazetaBlic Sport.

“Si mik, më duhej ta mbështesja që të mos mërzitej. Unë u befasova shumë sepse gjithçka ishte vendosur. Leo ishte i lumtur, kalova pushimet me të dhe isha i kënaqur. Ai më tha ‘unë do ta përfundoj karrierën time te Barcelona’, që është ajo që kam dashur gjithmonë, klubi që më dha gjithçka’. Nga një moment në tjetrin gjithçka ndryshoi. Ishte një goditje shumë e fortë për të. Leo e do klubin, i ka borxh shumë Barcelonës. Ai tha lamtumirë si një ‘mbret’, ashtu si ai është. Ai u largua me pasigurinë se çfarë do të kishte ndodhur sepse, padyshim, mënyra se si ndodhi e shqetësoi atë që gjithçka ndryshoi përnjëherë”, tha Suarez.

Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Barcelonës luhet të shtunën nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/