Sporti

Luis Suarez ka vendosur të pensionohet nga futbolli

06/20/2023 20:27
nga:Mergim Rreci

Luis Suarez, sulmuesi 36-vjeçar uruguajan, i cili aktualisht është në shërbim të Gremio de Porto Alegre, po mendon t’i japë fund karrierës së tij për shkak të artrozës në gjurin e djathtë. 

Sipas të njëjtit burim, tashmë ka aktivizuar departamentin Ligjor dhe të Marketingut për t’u marrë me përfundimin e mundshëm të kontratës, e cila është e vlefshme deri në fund të vitit 2024, përcjell GazetaBlic Sport.

Suárez tashmë i ka bërë të ditur Bordit të Grêmios se ai nuk mund të durojë më dhimbjen në gju.

Suarez, kujtojmë, është lidhur ditët e fundit me amerikanët e Inter Miami, klubi i ri i Messit, por kontrata e nënshkruar me klubin e Porto Alegre ka një klauzolë të shënuar që parashikon kompensim nëse uruguaiani pranon të transferohet në një klub tjetër.

Në vitin aktual, uruguaiani ka zhvilluar 26 ndeshje për Gremion, atje ku ka shënuar 14 gola dhe ka bërë tetë asistime.

/GazetaBlic Sport/