Luis Suarez i ka dhënë një këshillë ish bashkëlojtarit të tij te Barça.
Ai e ka këshilluar Messin që të qëndrojë në klubin katalanas dhe të mos transferohet te ndonjë klub tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nëse ai më pyet si mik çfarë të bëj , unë i them se nuk e shoh diku tjetër përveç në Barcelonë, nuk do të ishte mirë për të”, tha ish sulmuesi i Barcelonës.
“Por ai do të marrë vendimin. Gjëja më e mirë do të ishte që të kishte një fund të karrierës në vendin ku ai ishte më i lumtur. Barcelona është skuadra që i dha gjithçka dhe ai gjithashtu i dha gjithçka klubit”, përfundoi El Pistolero.
/GazetaBlic Sport/


