Në një intervistë me Del Sol FM , Luis Suarez zbuloi se është afër pensionit dhe se aventura e tij në MLS do të jetë e fundit në karrierën e tij.
“Inter Miami është klubi i fundit në karrierën time. Familja ime tashmë e di. Nuk e di ende datën, por është hapi i fundit. Jam gati për sfidën time të fundit, më pas duhet të mendoj të kem një jetë cilësore”, tha fillimisht ai.
“Unë flas për këtë dhe dua të qaj, sepse kështu jam, por ju duhet të përgatiteni. Mbaj mend që një ish-futbollist më tha se një lojtar nuk është kurrë gati të pensionohet”, shtoi uruguaiani.
/GazetaBlic Sport/


