Sporti

Luis Suarez do të t’i bashkohet Messit tek Inter Miami në muajin dhjetor

07/29/2023 08:31
nga:Mergim Rreci

Luis Suarez do të transferohet tek Inter Miami në merkaton e dimrit.

Sulmuesi me eksperiencë uruguaiane do të mund të fillojë të paketojë valixhet për t’u bashkuar me Leo Messin, Sergio Busquets dhe Jordi Alba në Inter Miami, transmeton GazetaBlic Sport.

Luis Suarez kishte kontratë deri në dhjetor të 2024-ës dhe donte të largohej menjëherë drejt amerikano-veriorëve në shtetin e Floridës. Megjithatë, Gremio nuk do ta lërë të ikë sulmuesin tani, por do ta mbajë atë deri në fund të këtij viti.

Kushtet e largimit të parakohshëm do të jenë rënë dakord këtë të premte me drejtuesit e Gremio, sipas Globoesporte, në mënyrë që në dhjetor të këtij viti, ylli uruguajan të bëhet lojtar i lirë, duke shkuar në Major League Soccer (MLS).