Sporti

Luis Gustavo: Prezenca e Cristiano Ronaldos na i bën gjërat më të vështira ndaj kundërshtarëve

02/07/2023 11:41
nga:Mergim Rreci

Braziliani Luiz Gustavo, tashmë bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos në Al Nassr, tha se skuadra po përjeton probleme që nga ardhja e portugezit.

“Sigurisht, prezenca e Cristiano Ronaldos na i bën gjërat më të vështira, pasi të gjitha skuadrat duan të luajnë kundër tij sa më mirë dhe të gjithë e ndjejnë atë motivim”, tha braziliani, i cili ka kaluar nëpër klube si Bayern Munich. Marseille dhe Fenerbahçe, transmeton GazetaBlic Sport.

Megjithatë, mesfushori, i cili është 35 vjeç, nuk ka dyshim se edhe CR7 ka një ndikim pozitiv: “Prania e tij në Al Nassr i jep grupit një avantazh të madh, sepse ne mësojmë shumë prej tij çdo ditë, për shkak të tij, aftësive të mëdha, si teknike ashtu edhe fizike që ai ka.”

Prandaj ai la një bindje të fortë: “Cristiano Ronaldo ishte krijuar për sfida dhe ishte gjithmonë i suksesshëm. Tashmë ai shënoi golin e parë dhe, për rrjedhojë, tashmë e ka hequr presionin”.

/GazetaBlic Sport/