Sporti

Luis Enrique thur lavde për Brojën: “Keni një sulmues shumë të mirë, performanca e Shqipërisë nuk më befasoi”

03/26/2022 23:05
nga:E K

Shqipëria pësoi humbje minimale në udhëtim ndaj Spanjës.

Goli i Myrto Uzunit nuk i siguroi Shqipërisë barazim në Barcelonë, shkruan GazetaBlic Sport.

Spanja shënoi dy herë me anë të Torres dhe Dani Olmo, për epilogun e ndeshjes prej 2-1.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Spanjës, Luis Enrique i cili pati fjalë të mëdha për Shqipërinë në përgjithësi dhe për Brojën në veçanti.

“E prisja një ndeshje të vështirë, e thamë që para ndeshjes. Ishte ashtu siç e prisnim, një skuadër që luan shumë mirë taktikisht dhe di të mbrohet mirë.Kemi parë ndonjë ndeshje me parë me Anglinë, në eliminatoret e fundit.

Keni një futbollist para shumë të mirë si Broja. E prisja shumë të vështirë, se vuajtëm kundërsulmin ndaj nuk ishte aspak e lehtë”, tha ai për “Super Sport”.

/GazetaBlic Sport/