Selektori i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka dhënë disa komente para ndeshjes ndaj Japonisë.
Enrique është i kënaqur me lojën që bën skuadra e tij, por duket se ka disa rezerva për disa skuadra të tjera.
Në mënyrë indirekte, Lucho ka kërkuar që të ketë futboll më të bukur, si plan primar që do të ruante audiencën.
“Gjëja e parë që duhet të mësojmë në klasët për trajnerët është që futbolli është spektakël”, ka thënë Luis Enrique.
“Ka 50 mijë njerëz që të shohin në stadium dhe miliona të tjerë në TV. Është sikur shfaqje, që nëse është e mërzitshme, nuk do të mbetet askush në teatër”, shtoi spanjolli.
Spanja me shumë gjasë do të jetë në raundin e 1/16. Me një fitore eventuale sonte, spanjollët sigurojnë pozitën e parë dhe i japin mundësi Gjermanisë të kthehet në lojë.