Sporti

Luis Enrique sqaron arsyen pse nuk u thirr asnjë lojtar i Real Madridit

05/24/2021 16:36
nga:E K

Mungesa e Sergio Ramos është tema kryesore në ekipin kombëtar spanjoll.

Luis Enrique madje që nuk ka thirrur asnjë lojtar të Real Madrid për “Euro 2020”, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Spanjës ka thënë se nëse Carvajal dhe Ramos do të ishin në gjendje të luanin ata do të ishin në listën e kombëtares së Spanjës.

“Nëse Ramos dhe Carvajal mund të luanin ata do të ishin në listë. Unë e kuptoj që secili klub dëshiron që lojtarët e tyre të grumbullohen, por nganjëherë ata gjithashtu kërkojnë që të mos vijnë për shkak të orarit të ngjeshur. Në këtë rast, ata nuk vijnë për shkak të lëndimeve”, tha Enrique.

/GazetaBlic Sport/