Kupa e Botës 2022

Luis Enrique reagon pas largimit të tij nga Spanja, ka një mesazh të madh për pasuesin e tij

12/08/2022 17:51
nga:Mergim Rreci

Pas largimit nga drejtimi i kombëtares së Spanjës, që erdhi si pasojë e eliminimit në raundin e 1/8-ave të Kupës së Botës, Katar 2022, ku u mund nga Maroku, me penallti, reagon trajneri Luis Enrique.

Në një reagim të bërë së fundmi, Enrique thekson se Spanja dhe trajneri i ri, Luis de la Fuente, duhet të mbështeten në mënyrë që të ecin përpara.

“Tani është koha për lamtumirën dhe pak reflektim… Ajo që i duhet kombëtares është mbështetja në të gjitha kuptimet e saj, për të siguruar që Luis de la Fuente të arrijë gjithçka që ka vendosur. Përpara Spanja.”-tha ai.