Sporti

Luis Enrique: Pjesa e parë makth, më e vështira e sezonit! Mbappe madhështor

02/15/2024 10:51
nga:E K

Real Sociedad është një kundërshtar i sikletshëm dhe shumë problematik, por PSG arriti të fitonte 2-0 në “Parc des Princes”, duke hedhur një hap drejt kalimit në çerekfinalet e Champions League.

Trajneri Luis Enrique vlerësoi paraqitjen e djemve të tij, teksa në prononcimin e dhënë pas fitores u ndal edhe te Kylian Mbappe. Autori i golit që zhbllokoi ndeshjen.

“Ata janë një ekip shumë i fortë. Janë mësuar të bëjnë presing dhe luajnë një futboll të bukur. Në pjesën e parë tentuam t’u bënim presing, por ata përdorën topin e gjatë.

Ishte e vështirë, ata arrinin pothuajse gjithmonë te topat e dytë. Mendoj se ishte pjesa e parë më e vështirë e këtij sezoni. Një makth i vërtetë.

Nëse në pushimin mes pjesëve do të më thoshte dikush se do të fitonim 2-0 në fund, unë do të kërceja për dy orë rresht…

Për fat ekuilibrat ndryshuan në fraksionin e dytë. Arritëm të bënim më mirë presing, rikuperuam shumë topa dhe ishim më të sigurt kur kishim posedimin e topit. Në fund mendoj se kjo ishte pika e kthesës së ndeshjes.