Sporti

Luis Enrique për përjashtimin e Dembeles: Kemi humbur edhe me të në ekip, ka thyer rregullat!

09/30/2024 19:35
nga:Lorik J

Dembele u përjashtua nga skuadra e PSG para ndeshjes në Ligën e Kampionëve me Arsenalin.

Trajneri, Luis Enrique theksoi se lojtari ka thyer rregullat disiplinore, andaj kjo është arsyeja e përjashtimit.

“Unë nuk do të bëj një sagë… kishte thjesht një problem në lidhje me detyrimet e tij ndaj ekipit,” u tha Luis Enrique mediave.

“Unë dua më të mirën për skuadrën dhe e lashë jashtë. Nuk ka pasur asnjë grindje mes meje dhe Dembeles.

“Duket sikur nuk kemi humbur kurrë një ndeshje me Dembelen… jo, kemi humbur kundër Newcastle, Milan, Borussia Dortmund dhe Barca në shtëpi.

“Nëse dikush nuk respekton rregullat e ekipit, do të thotë se ai nuk është gati për një javë kyçe si kjo”, shtoi trajneri i Paris Saint-Germain.

Më herët, u raportua se kishte një ‘debat të ashpër’ midis Ousmane Dembele dhe Luis Enrique pasi PSG mundi Rennes 3-1 në Ligue 1.

/GazetaBlic Sport