Luis Enrique, trajneri i Paris Saint-Germain, nuk ka dashur të ndalet në largimin tashmë të paralajmëruar të Kylian Mbappe në fund të sezonit.
Spanjolli ka preferuar të fokusohet tek kolektivi, duke lënë për më vonë një analizë të lamtumirës së sulmuesit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk kam asnjë informacion për të dhënë. Derisa palët e përfshira të flasin, nuk do të komentoj për këtë çështje. Kur të flasin palët do të jap mendimin tim, sepse skuadra është mbi çdo individ, por tani për tani asgjë nuk është zyrtare. Ky është mesazhi im”, tha Luis Enrique.
/GazetaBlic Sport/