Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të cilën skuadra parisiene e fitoi 3-1 ndaj Aston Villas.
“Ata shënuan një gol që ishte pak i vështirë për t’u pranuar, por ne thjesht duhej ta fitonim këtë lojë dhe të shënonim në minutën e fundit ishte e mrekullueshme për ne dhe për besimin tonë. Duhet të mendojmë për ndeshjen e dytë dhe sigurisht që do të jetë e vështirë,” komentoi Enrique për mediat e huaja.
“Është e rëndësishme të besojmë në veten tonë dhe tre golat ishin të mrekullueshëm, shumë cilësor. Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatin. Do të jetë e vështirë (në Villa Park), por ne do të përpiqemi të luajmë në të njëjtën mënyrë – kjo është ADN-ja jonë,” vazhdoi ai.
“Ne përpiqemi të fitojmë dhe të luftojmë në çdo ndeshje. Tifozët tanë janë të mrekullueshëm në çdo ndeshje. Sot është një ditë vërtet e mirë për ne,” shtoi Enrique.
/GazetaBlic Sport


