Pas suksesit 7-0 kundër Kosta Rikës, trajneri i Spanjës, Luis Enrique, theksoi se e ka thënë prej kohësh që skuadra e tij është në formë shumë të mirë.
Në konferencën për mediet pas kësaj sfide, tekniku i Spanjës theksoi ndër të tjera se Kosta Rika ishte një kundërshtar i fortë.
“Jua kam thënë në këto dhjetë ditë dhe kur gjërat shkojnë kështu, futbolli bëhet një sport i mrekullueshëm. Kosta Rika ishte një kundërshtar i fortë që mund të kishte krijuar probleme, por ne ishin të jashtëzakonshëm me dhe pa top. Nga nesër në mëngjes do të fokusohemi në ndeshjen kundër Gjermanisë. Nuk e di se kush do të luajë të dielën, por nëse duam të arrijmë në finale do të duhet të aktivizojmë më shumë se njëmbëdhjetë lojtarë. Tani disa do të thonë se Kosta Rika ishte një kundërshtar shumë i dobët… Por nëse i analizon, do të shohësh se ata gjithmonë kanë luajtur shumë mirë në Kupën e Botës”-deklaroi Enrique.