Luis Enrique ka folur edhe njëherë për futbollistin e Real Madridit, Kylian Mbappe.
“Takova një lojtar të mrekullueshëm. Një person me karakter të jashtëzakonshëm, llojin që rrallë e gjen”, tha fillimisht ai, transmeton GazetaBlic Sport.
“Njerëzor, i dashur, i afrueshëm. Është një lojtar i mrekullueshëm. Çfarë turpi që shkoi në Madrid. Sidomos për ne në atë kohë.”
“Shpresoj që gjërat t’i shkojnë shumë mirë. Nuk kam asgjë për ta qortuar. Ka qenë gjithmonë shumë i sjellshëm dhe respektues, ashtu si edhe vëllai dhe prindërit e tij”, deklaroi Enrique.
/GazetaBlic Sport/


