Trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique aktualisht është duke zhvilluar konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme.
Enrique lavdëroi kombëtaren e Kosovës në konferencë, duke thënë se “Dardanët” kanë një skuadër të mirë dhe sipas tij kjo do të jetë një prej ndeshjeve më të vështira që ka kombëtarja e tij në këtë grup, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nesër do të jetë një nga takimet më të vështira të këtij grupi”, tha fillimisht Enrique.
“Më pëlqen mënyra se si ata luajnë, është një stil i ngjashëm me tonin. Do të jetë një ndeshje e vështirë”, vazhdoi ai.
Në fund, trajneri i Spanjës, Enrique tha se Kosova meriton shumë më tepër pikë sesa ka aktualisht.
“Kosova meriton shumë më tepër pikë sesa ata kanë. Është një ekip që ju komplikon jetën”, përfundoi ai.
Vlen të theksohet se ndeshja Kosovë – Spanjë luhet nesër nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në kuadër të grupit B të kualifikueseve të Kupës së Botës 2022.
/GazetaBlic Sport


