Sporti

Luis Enrique: Klubi është mbi gjithçka

08/11/2023 16:57
nga:E K

Në një konferencë për shtyp, trajneri spanjoll i PSG-së, Luis Enrique, më në fund komentoi thashethemet për transferimin e lojtarëve si Mbappe, Neymar, Verrati dhe Dembele.

“Unë nuk flas shumë frëngjisht, por e kuptova këtë pyetje. Në temën e Mbappes, është një çështje që ka ndodhur tashmë në të kaluarën dhe është gjetur një zgjidhje mes klubit dhe lojtarit. Dhe kjo është ajo që unë do të doja të ndodhte. Filozofia e këtij klubi është shumë e qartë: që klubi është mbi gjithçka dhe unë e ndaj 100%”, ka thënë trajneri, transmeton GazetaBlic Sport.

“Për Marco (Verratti) dhe Neymar, zakonisht nuk zbuloj biseda me lojtarët e mi. Nga ana tjetër ju ftoj të jeni të vëmendshëm ndaj veprimeve të mia, sepse vendimet e mia do të shprehin mendimin tim”, tha trajneri.

Për Dembele, Luis Enrique tha: “Ai nuk është ende një lojtar i PSG-së, ai nuk do të jetë këtu nesër. Mungon pak. 100% nuk është, por 99% është lojtar i PSG-së”.

/GazetaBlic Sport.