Kupa e Botës 2022

Luis Enrique: Këto janë dy kombëtaret kryesore favorite për ta fituar Kupën e Botës

11/29/2022 09:13
nga:Mergim Rreci

Për trajnerin e Spanjës, Luis Enriquen, favoritët e Botërorit Katar 2022 janë dy skuadra.

“Favoritët janë sigurisht Franca dhe Brazili”-tha Enrique në “Twitch”.

Më tej tekniku shtoi: “Ata fituan dy ndeshjet e para. Por ne nuk kemi frikë nga askush, së fundmi kemi luajtur kundër Francës dhe do të synonim të marrim pikët që duhet për të kaluar grupin.”