Sporti

Luis Enrique: Kemi shumë për të përmirësuar, por jam shumë optimist

10/21/2024 16:26
nga:E K

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, është i bindur se skuadra e tij po zhvillohet, siç tha ai në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes në Champions League me PSV Eindhoven.

Humbja e PSG-së ndaj Arsenalit ngriti pikëpyetje për aftësinë e skuadrës për të konkurruar me skuadrat e mëdha, por spanjolli mbetet optimist, transmeton GazetaBlic Sport.

“Në futboll, duhet të përmirësosh të gjitha aspektet në të gjitha ndeshjet. Edhe kur fiton 5:0, ka gjithmonë gjëra për të përmirësuar. Aty ku shikon dyshime, unë shoh rritjen e ekipit, shoh potencial, shoh optimizëm”, tha specialisti spanjoll.

“Ka vërtet shumë gjëra për të përmirësuar, por unë jam shumë optimist. Më pëlqen ajo që shoh. Liga e Kampionëve është një turne i vështirë, do të kemi rezultate më të ulëta, por nesër luajmë si nikoqirë dhe duam të arrijmë një rezultat të mirë”, tha ai edhe trajneri.

PSG aktualisht është në vendin e 19-të në renditjen tabelare të Ligës së Kampionëve me 3 pikë, me skuadrën që e di se duhet të jetë në tetë më të mirët për të shmangur play-off-in.

/GazetaBlic Sport/