Sporti

Luis Enrique flet para ndeshjes me Arsenalin: Duhet të bëjmë gjithçka mirë

04/28/2025 19:29
nga:Lorik J

Në prag të përballjes me Arsenalin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, optimizmi nuk mungon tek Paris Saint-Germain.

Luis Enrique ka zbuluar saktësisht se çfarë i bën Paris Saint-Germain dhe Arsenal të ngjashëm përpara se të dy skuadrat të përballen në një ndeshje të parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Emirates Stadium.

“Çelësi i lojës do të jetë mënyra se si ne menaxhojmë pjesë të ndryshme të lojës. Ne duhet të kemi të gjitha elementet, kjp do të jetë më e rëndësishmja”, tha Enrique në konferencë.

“Unë mendoj se të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm në një skuadër. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, por mendoj se PSG dhe Arsenali janë ekipe shumë të ngjashme. Ata janë në gjendje të sulmojnë, të mbrojnë, të gjithë punojnë së bashku. Nuk varemi nga një lojtar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport