Sporti

Luis Enrique: E pamë që nuk ka ndeshje të lehta në Ligën e Kampionëve

11/27/2025 11:42
nga:Lorik J

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, i përgëzoi tifozët parisienë për atmosferën që krijuan gjatë fitores 5:3 ndaj Tottenhamit në një ndeshje nga faza kryesore e Ligës së Kampionëve.

“E pamë që nuk ka ndeshje të lehta në Ligën e Kampionëve. Mendoj se Tottenham luajti shumë mirë dhe u mbrojt shumë mirë në pjesën e parë. Ishte e vështirë sepse na u desh të riktheheshim dy herë kur ata po ishin përpara”, tha Enrique.

“Mendoj se luajtëm në mënyrë perfekte dhe do të doja të përgëzoja tifozët tanë të mrekullueshëm për atmosferën që krijuan gjatë gjithë kohës, edhe kur pati momente të vështira. Këto momente kur ata na mbështesin edhe më fort është ndjenja e jashtëzakonshme që kam”, vazhdoi specialisti spanjoll.

“Jemi të lumtur që fituam, tani kemi 12 pikë, kështu që praktikisht jemi midis 24 ekipeve më të mira. E mbajmë mend mirë sa e vështirë ishte ta bënim këtë vitin e kaluar. Por kemi përvojën dhe është normale që ekipi të tregojë mentalitetin për t’u ngritur nga një situatë e vështirë. Por atmosfera në stadiumin tonë është e pabesueshme”, shtoi Enrique.

/GazetaBlic Sport