Sporti

Luis Enrique: Duhet ta pranojmë edhe humbjen, jemi shembuj për fëmijët

05/08/2024 10:52
nga:G C

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka thënë që ai dhe ekipi duhet ta kuptojnë dhe pranojnë humbjen, pasi parisienët u gjunjëzuan nga Borussia Dortmundi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

“Është e rëndësishme që ta kujtojmë që jemi shembull për fëmijët, prandaj duhet ta pranojmë humbjen”, ka thënë Enrique pas eliminimit.

“Ne duhet ta kuptojmë fitoren, por po ashtu edhe humbjen. Urime Borussia Dortmundit, kampanja e tyre në Ligën e Kampionëve ka qenë shumë e mirë”.