Sporti

Luis Diaz mund të largohet nga Liverpooli në verë

03/01/2024 09:32
nga:E K

Luis Diaz është në linjë për të qenë emri më i madh që do të largohet nga Liverpooli këtë verë, nëse “Reds” mund të bindin Mohamed Salah për një marrëveshje të re.

Disa klube spanjolle tashmë i kanë hedhur sytë te sulmuesi kolumbian.

Reds janë të përgatitur për të dëgjuar ofertat për shkak të pasurisë së tyre të opsioneve sulmuese.

Prioriteti kryesor për pasardhësin e Jurgen Klopp janë kontratat e reja për Salah, Trent Alexander-Arnold dhe Virgil van Dijk.

Dhe rezultati në lidhje me Salah në veçanti do të ketë një ndikim në të ardhmen e 27-vjeçarit kolumbian, Luis Diaz.

Mbetet të shihet deri në verë se cilat do të jenë vendimet që do t’i marrë trajneri i ri.