Sporti

Luis Campos: Jam shumë i lumtur me Messin, shpresojë të qëndrojë në PSG

09/17/2022 09:40
nga:E K

Luis Campos, që mban postin e drejtorit te skuadra e Paris Saint Germain, ka folur në lidhje me mundësinë e qëndrimit të Lionel Messit në Paris.

Në një intervistë të dhënë së fundi për RMC, Campos tha se është i lumtur me argjentinasin dhe shpreson të qëndrojë edhe më tutje.

“Fola me Messin, e pyeta nëse dëshiron të qëndrojë dhe i thashë që shpresoj që ai të jetë këtu edhe për tri vite. Jam i lumtur me të”, përfundoi ai.

Argjentinasi ka vendosur që të mos flasë për të ardhmen e tij derisa të përfundojë Kupa e Botës.