Lajme

Luftimet në Bakhmut, mercenarët e grupit paramilitar rus Potokut arratisen nga pozicionet e tyre

04/27/2023 20:10
nga:Astrit Gashi

Një situatë shumë e vështirë u krijua në një nga krahët e njësive sulmuese të grupit paramilitar rus, Wagner, të cilat po vazhdojnë ofensivën e tyre kundër pozicioneve ukrainase në dhe rreth Bakhmutit.

Sipas luftëtarëve të grupit Wagner, batalioni vullnetar i Potokut nga ushtria e re private “Gazprom”, i cili mbulonte krahun e pjesëtarëve të Wagnerit, braktisi pozicionet e tij dhe në këtë mënyrë i mundësoi forcave ukrainase të rikthenin disa pozicione të pushtuara më herët me vështirësi nga Wagner.

Nga mesi i muajit, u përhap informata se luftëtarët Wagner i kishin dorëzuar krahët e Bakhmutit ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Sipas njërit prej paramilitarëve, situata ndodhi në perëndim të Bakhmutit, ku njësitë Wagner dëbuan forcat ukrainase nga plantacionet pyjore.

Pasi “Wagner” vazhdoi ofensivën, njësitë e batalionit vullnetar “Potok” nga njësia e re private e formuar si pjesë e “Gazprom” hynë në pozicionet e marra nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Mirëpo, ushtria ukrainase ndërmori një sulm të ri, pas të cilit batalioni i Potokut u tërhoq, duke braktisur pozicionet dhe armët. Të paktën kështu thonë luftëtarët e “Wagner”, transmeton Top War, përcjellë GazetaBlic.

Potok thuhet se humbi dy pozicione, duke ekspozuar krahun e Wagnerit.

Siç deklaroi komandanti ushtarak Yevgeny Linin në kanalin e tij TG, Potok shpjegoi tërheqjen nga pozicionet me faktin se ata janë një njësi vullnetare që lufton kur të dëshiron.