Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës mes Ballkanit – Malishevës dhe Drenicës – Llapit.
Skuadrat që po luftojnë për mbijetesë në Superligën e Kosovës, Malisheva dhe Drenica arritën të sigurojnë 3 pikë të arta ndaj tashmë kampionit zyrtar Ballkanit dhe Llapit të Tahir Batatinës, shkruan GazetaBlic Sport.
Malisheva shënoi fitore me rezultat 2-3 me golat e Sobowale, Hysenit dhe Shabanit, kurse për Ballkanin shënuan Rrahmani dhe Krasniqi.
Në anën tjetër Drenica shënoi fitore me rezultat minimal 1-0 me golin e Dervishajt.
Pas përfundimit të xhiros së 3’të tashmë janë mësuar emrat e skuadrave që do të luajnë në Evropë.
Ballkani, Gjilani Drita dhe Llapi do të përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane, kurse Ballkani është konfirmuar kampion në xhiron e kaluar.
Feronikeli dhe Ulpiana edhe matematikisht nuk do jenë më pjesë e Superligës për sezonin e ri, kurse për të mos mbetur në barazh po luftojnë, Prishtina, Dukagjini, Malisheva dhe Drenica.
Ja renditja e plotë tabelare:

/GazetaBlic Sport/


