Lajme

“Lufta” se kush po punëson më shumë anëtarë e militantë: VV në nivel nacional, LDK në Prishtinë

02/11/2023 20:06
nga:Gazeta Blic

Lulëzim Beqiri ishte një nga kandidatët për Bordin e Drejtorëve në ndërmarrjen publiko-private “Prishtina Parking”, por i njëjti pretendon se përzgjedhja e bërë nga komisioni aksionar i përbërë nga Sami Salihu, Lendita Rexhepi, asamblistë nga radhët e LDK-së në kuvend, si dhe Fadil Aliu, i përzgjedhur nga kryetari, u bë në baza politike, sepse nuk po e beson se nuk i ka plotësuar kushtet e konkursit.

Beqiri thotë se tre nga katër të përzgjedhur për Bord tani, ishin pjesë e këtij organi mbikëqyrës sa kishte mandat të përkohshëm, e që të tre janë pjesë e subjektit politik, Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton “Ju Flet Prishtina”.

Ata janë, Shpend Bilalli, Donjetë Rexha e Mjellma Salihu Jupolli. I pari ishte edhe kandidat për asamble në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e LDK-së.

Nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike që monitorojnë këto procese thonë se kandidatët që aplikojnë për Drejtorë të Bordeve në ndërmarrjet publike, duhet t’i kenë të plotësuara disa kritere.

Në anën tjetër, Vetëvendosje vazhdon të sistemoj anëtarë e përkrahës nëpër institucione e ndërmarrje publike.

Pos Burbuwe Hanës që u zgjodh kryeshefe e Valas ditë më parë në kundërshtim me rekomandimet e Këshillit Britanik, Vala edhe një mbështetës e zgjodhi si dtejtor të Financave.

Gazeta Blic ka raportuar se Feim Kelmendi mori një post të rëndësishëm në Vala.

Njeriu i afërt me VV-në merr pozitën e rëndësishme në Telekom