Lajme

Lufta Rusi-Ukrainë/ Biden mbërrin në Bruksel, kjo është agjenda e tij

03/23/2022 22:41
nga:Genita C

Presidenti i SHBA Joe Biden ka mbërritur në Bruksel, ku do të marrë pjesë në disa samite urgjente për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Air Force One u ul në aeroportin e Brukselit në orën 21:03 me kohën lokale pas një fluturimi afërsisht shtatë orësh nga Uashingtoni.

Ditën e nesërme, presidenti Biden pritet të nisë bisedimet intensive me NATO-n, G7 dhe Bashkimin Evropian.

Duhet shtuar se Biden e kishte paralajmëruar me herët këtë vizitë.