Ismet Munishi ka komentuar situatën tek FC Ballkani pak javë para fundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani ndodhet në vendin e parë në renditjen e parë tabelare me 2 pikë më shumë se Drita e Llapi.
Sipas Munishit, Ballkani e ka rivalin më të madh vetveten deri në fund.
“Ballkani e ka vetveten rivalin më të fortë për titull, ka kualitet shumë – por nuk e kanë energjinë kur kanë dal kampion. S’ka energji, sepse ka ndryshime, pak mendjemadhësi e krejtve, kundërshtarët e respektojnë”, tha Munishi në Favorit.
Munishi pati kritika të mëdha për sulmuesin Danfa, pasi sipas tij nuk po ka paraqitje pozitive.
“Nuk po luan mirë ky Danfa. Nuk po i fiton duelet, s’po ka hapësirë, s’ka asnjë element. Qe 15 lojë nuk po luan mirë – këta tjerët janë okej. Për me qenë Ballkani super skuadër, i duhet një sulmues qendror i nivelit të skuadrës”.
I pyetur se a i ka mbetur pak ADN, Ballkanit të sotëm me atë që kishte drejtuar ai para disa viteve, Munishi tha: Më emocionuan pak me Lirinë në 20 minutat e fundit, se qe 4-5 ndeshje s’u këqyrshin me sy”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport