Sporti

Lufta nuk i ndaloi, në Ukrainë ndërtuan një stadium të ri futbolli

10/16/2022 08:34
nga:L J

Me gjithë faktin se në vendin e tyre po zhvillohet luftë e vazhdueshme, në Ukrainë është hapur një stadium i ri i futbollit.

Klubi Liwyj Bereh Kyiv, që garon në ligën e dytë vendase, mund të shijojë objektin e ri.

Në sezonin 2022/2023, Livy Bereh Kyiv duhej të pezullonte aktivitetet për shkak të luftës së nisur nga Vladimir Putin. Megjithatë, klubi synon të kthehet vitin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Hapja zyrtare e stadiumit u bë të shtunën me 15 tetor. Sipas football24.ua, tribunat mund të mirëpresin deri në pesë mijë spektatorë.

Ja fotografitë e stadiumit të ri: