Sporti

Lufta në Ukrainë, “shpërthejnë” komentet fyese ndaj faqes së Europa League

02/24/2022 11:36
nga:Mergim Rreci

Faqja e Europa League është kritikuar nga tifozët në Twitter për postimin e një mesazhi motivues me mbishkrimin “të enjten e lumtur” në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Rusia ka nisur një luftë gjithëpërfshirëse ndaj Ukrainës pasi presidenti Vladimir Putin dha urdhër që vendi i tij të sulmonte, me raketa dhe bomba që binin nga qielli dhe duke vrarë qindra trupa tashmë, përcjell GazetaBlic Sport.

Europa League është kritikuar për postimin e ‘të enjten e lumtur’ pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Është një moment shqetësues si për Ukrainën ashtu edhe për pjesën tjetër të Evropës, të cilët tani rrezikojnë të tërhiqen në konfliktin më të përgjakshëm në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore.

Edhe pse pavarësisht skenave shqetësuese në Evropën Lindore, llogaria zyrtare e Ligës së Evropës në Twitter ende u shfaq në platformën e mediave sociale për t’u uruar njerëzve një të enjte të lumtur përpara ndeshjeve të eliminimit më vonë në mbrëmje.

Reagimi ka qenë shumë i madh nga të gjithë tifozët ndaj këtij postimi.