Lajme

Lufta në Ukrainë, Rama në konferencë të jashtëzakonshme: Krijojmë Komitetin e Posaçëm për krizën

03/08/2022 10:59
nga:N M

Në një konferencë të jashtëzakonshme, këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës.

“Informoj publikun lidhur me krijimin e një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të NATO-s edhe më gjerë, në kushtet e kërcënimit të përditshëm ekonomik.

“Energjia është e palca e shtyllës kurrizore e të gjithë sistemit ekonomik. Ndërkohë që kërcënimi i thellimit të krizës energjetike vjen vetëm duke u rritur. Unë kam paralajmëruar atë që po vinte, por pa më shkuar ndërmend se lëvizja e lexueshme gjeopolitike e Rusisë për të ndikuar mbi çmimet në energji dhe hidrokarbure ishte preludi i një agresioni të armatosur. Çmimi i brendit të naftës ka kërcyer dhe vazhdon të kërcejë me orë”, tha Rama.

Ish-përfaqësuesi i Malit të Zi në NATO: Oktapodi rus në rajon, KFOR-i i gatshëm për të reaguar