Opinion

Lufta në Ukrainë dhe siguria e Evropës

02/20/2024 09:51
nga:Arbnor Sadiku

Shkruan: Arbnor Sadiku

Marrëdhëniet Perëndim – Rusi në vazhdën e tre shekujve të fundit, vazhduan të jenë konsekuente dhe përsëritëse në shumë aspekte, në gjithçka përveç ‘’miq dhe aleat të besuar’’. Madje, Pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi konfrontimin më të madh midis Perëndimit dhe Rusisë që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962, dhe si Moska ashtu edhe Uashingtoni kanë paralajmëruar për rrezikun e një konflikti midis NATO-s dhe Rusisë. Sot Rusia konsiderohet një vend evropian, por, për shkak të shtirjes së saj në Azi njihet me saktësisht si vend Euro-aziatik.

Pra, thënë saktë  menjëherë pas Kongresit të Vjenës së vitit 1815  Rusia konsolidohet si një fuqi rajonale me ndikim global, po ashtu ajo merr një rol konkurrues në koncernin evropian të rregullimit të  Evropës në aspektin e sigurisë.

Lufta për ndikim dhe influencë gjeopolitike dhe strategjike ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë fillon atëherë kur Perëndimi   akuzon Rusinë se dëshiron të kthen hegjemoninë e saj të dikurshme përmes disa veprimeve ku ruset ndërhyn ushtarakisht, si : angazhimi ushtarak në Siri që nga Vjeshta e vitit 2015, veprimet ushtarake në provincat separatiste të Osetisë Jugut dhe Abkahzisë, të cilat u njohën nga Moska pas luftës me Gjeorgjinë në vitin 2008, aneksimi i Krimesë në vitin 2014, dhe me pas nxitja dhe mbështetja e forcave separatiste në lindje dhe jug të Ukrainës dhe me pas në shkurt të vitit 2022 filloi lufta për aneksimin e plotë të  Ukrainës.

Ndërsa Rusia pretendon se Perëndimi ka ndjekur një politikë gjithnjë e më ekspansioniste gjatë tri dekadave të fundit, duke shpërfillur interesat ruse, dhe duke dashur të margjinalizojnë vendin legjitim  të Rusisë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pra, si pjesë e këtij margjinalizimi nga Perëndimi  për pozitën e Rusisë në raportet ndërkombëtare Rusia përmend këto veprime, si : Zgjerimi i NATO-së drejt lindjes deri në kufijtë e  Rusisë, mbështetja revolucionare për ish republikat sovjetike për ndryshim rexhimi nga kursi pro rus në atë perëndimor, si dhe ndërhyrjet ushtarake të Perëndimit në Afrikën e Veriut dhe Lindjes së Mesme.

Kriza e raporteve Perëndim Rusi filloi dal në sipërfaqe me rastin e aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, që ishte më parë territor brenda sovranitetit të Ukrainës, kjo përplasje në mes të Perëndimit dhe Rusisë konsiderohet për shumëkë si një fillim i një Lufte të Ftoftë të re ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit. Ky pohim zë vend nga fakti se sot në mes të SHBA-së dhe Rusisë, ka akuza të ndërsjella për sanksione dhe kërcënime ushtarake.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore mosmarrëveshjet shpërthyen menjëherë për sfera ndikimi dhe primat në politiken e marrëdhënieve politike botërore.   Në atë kohë zhvillimet kulmuan në vitet 1948 – 1950, e njohur me krizën e  Berlinit, themelimi i NATO-së 1949, më vonë u krijua edhe Pakti i Varshavës, 14 maj 1955, krijimi i dy shteteve gjermane në token gjermane si : Republika Federale e Gjermanisë si dhe Republika Demokratike e Gjermanisë,  me pas shpërthimi i luftës së Koresë dhe shumë konflikte te tjera ndan botën në dysh. Moska, nga ana tjetër ka humbur fuqinë e saj globale, në përjashtim te armëve bërthamore që e bën atë në aspektin ushtarak fuçi botërore së bashku me SHBA-në, por, gjithherë me synimin për tu bërë qendër e re në lindje në kufijtë e NATO-s dhe BE-së.

Fuçitë e reja janë në rritje, para së gjithash mund të thuhet se Rusia është një nga ‘’vendet me më ndikim në rendin e  ri multipolar’’ siç pretendojnë të jenë 5 shtetet e tjera me nismën ekonomike BRICS-it (Brazil, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut).

Marrëdhëniet SHBA – Rusi dhe lufta e Ukrainës 

Marrëdhëniet SHBA – Rusi kanë rëndësi të madhe për sigurinë evropiane, shikuar nga perspektiva amerikane, ballafaqimi me Rusinë është njëra nga sfidat me të rëndësishme,

por, ballafaqimi me Kinën është njëra nga sfidat kryesore të saj në dekadat e ardhshme.

Aneksimi i Krimesë dhe pushtimi rus mbi Ukrainën (2022) kanë ndryshuar parametrat strategjik në politikën e jashtme amerikane. Lufta në Ukrainë dhe veçanërisht ajo për Donbasin dhe   Luhanskun sot nuk është luftë ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, por, luftë ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, pra, sot Rusia nuk është partner i perëndimit por, kundërshtar i rreptë i tij, që e ven kontinentin evropian ne rrezik të vazhdueshëm në fushën e sigurisë.

Konkurrenca midis SHBA-së dhe Rusisë është shumë përmbajtosore në hapësirën post-sovjetike të gjeopolitikës botërore e cila përshkallëzoi konfliktin Lindje – Perëndim.

Në kontekstin që po flasim, kriza Perëndim Rusi mund te themi se filloi atëherë kur SHBA vazhduan me zgjerimin e NATO-së,  ky zgjerim filloi në kohën e presidentit Clinton, dhe konflikti me pas kulmoi me çështjen e Ukrainës. Trazirat Ukrainase të mbështetura nga Perëndimi shkatërruan shpresën ruse se Ukraina do mbetej nën ndikimin rus, dhe me pas do ti bashkëngjitin Bashkimit euro-aziatik –BRICS. Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-së mbeti ‘’Makth i vërtet’’ për Rusinë.

Raportet Ukrainës me BE-në para agresionit Rus 

Me mos nënshkrimin e Marrëveshjes së Asocimit nga presidenti Yanukovych i Ukrainës midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës në fundin e nëntorit të viti 2013, kjo e fundit i përkeqësoji  marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit.

Perëndimoret e panë veprimin e presidentit Yanukovych-it kundër nënshkrimit të MSA-së, si dirigjim nga Moska, dhe po ashtu filluan ta shohin qëllimin e udhëheqjes ruse dhe të presidentit Putin për të rikthyer Rusinë në një model sovjetik me synim për të marr një rolin e një fuqie kyqe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Deri në aneksimin rus të Krimesë politika e BE-së ndaj Rusisë ishte shumë e kujdesshme, në raport me Moskën  veçanërisht politika e jashtme e BE-së kishte humbur autoritetin e vet përball politikes së jashtme ruse. Kurse, nga data 22 shkurt e vitit 2022, vendet e BE-së dhe Anglia janë koordinim aktiv dhe të pa luhatshëm me politikën amerikane ndaj Rusisë së Vladimir Putinit, dhe kanë marrë një mori veprimesh së bashku, si : Dënimi i agresionit rus mbi Ukrainën, sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, si dhe mbështetjen financiare dhe ushtarake të Ukrainës në luftë me Rusinë, përjashtim këtu ka bërë në disa raste Hungaria, e cila për çështje të interesave të saj të brendshme dhe raporteve ngushta me Rusinë, dhe disa problemeve financiare me BE-në, ka qenë luhatur disa her ndaj unifikimi dhe financimit të luftës në Ukrainë nga ana e BE-së.

Tani lufta në Donbas dhe Ukrainë është luftë për Evropën dhe test për SHBA-në, madje edhe rrezik potencial për Ballkanin perëndimor, duke mos harruar se Ballkani sot ndodhet vetëm 1000 km larg zonave të luftës në Ukrainë, dhe për më tepër lufta në fjalë ka destabilizuar tregjet ekonomike botërore por edhe ka rritur pasigurinë në rendin botëror, duke përfshirë edhe rajonin e Ballkanit.

Ndaj, si konkludim mund të themi se, paqja në mes fuqive të mëdha Perëndimit në njërën anë si dhe  Rusisë dhe Kinës në anën tjetër do vije,  pasi ato ti kryejnë disa pazare të influencës territoriale  në zonat e nxehta, si : Ukraina, Taivani, Ballkani, Lindja e Mesme, dhe atëherë,  po njëjtat fuçi politike botërore që janë në luftë do bëjnë thirrje për respektim të Kartës së OKB-së, dhe krijimin e paqes në Rendin e Ri Botëror post luftës së Ukrainës.