42 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik, gjatë periudhës kohore janar – maj 2021.
Ndërsa mbi pesë mijë persona kanë mbetur të lënduar. Policia e Kosovës bën apel te vozitësit që të kenë kujdes në komunikacion sepse nuk do të tregohen tolerantë aspak në shqiptimin e gjobave.
Derisa, bëjnë të ditur se në vetëm pesëmujorin e parë të këtij viti janë shqiptuar mbi 160 mijë gjoba.
Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë thotë se policia duhet të ua konfiskojë veturat të gjithë vozitësve që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, derisa thotë se shkaktarë të aksidenteve në Republikën e Kosovës janë infrastruktura rrugore dhe sinjalistika e vendosur në autoudhë e cila nuk përshtatet me situatën në terren.