Gara brenda Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës është ashpërsuar tej mase.
Pos Agim Bahtirit, kryetarit aktual të Mitrovicës, merret vesh se ambicie ka edhe deputeti, Armend Muja.
Madje, Gazeta Blic merr vesh se Kurti dhe njerëzit kryesor të VV-së nuk po e mbështesin më Agim Bahtirin.
“Udhëheqësia nuk janë të kënaqur me Bahtirin. Por, ende po frikësohen që ta ‘eliminojnë’ nga gara, nga rreziku i thyerjes së partisë dhe humbjes në zgjedhjet e 17 tetorit. Preferencat më të mëdha janë për Armend Mujën”, tha ky burim.
Sipas këtij burimi, nëse shihet si rrezik që të thyhet partia si pasojë e përplasjes Agim Bahtiri e Armend Muja, atëherë Kurti e sheh si opsion Faton Pecin, e Listës Guxo.
”Nëse rrezikohet partia dhe humbja e komunës së Mitrovicës, kandidat potencial për kryetar të Mitrovicës shihet Faton Peci. Megjithatë, ende s’ka zyrtare”, tha ky burim.
Ndërkaq, zyrtrisht nga Vetëvendosje askush nuk ka dashur të flas konkretisht për emra.
Mimoza Ksuari Lila aktualisht UD e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së ka rekomanduar që për këtë çështje të pyeten zyrtarë për media në VV.
Arlinda Manxhuka zyrtar për media në partinë që momantalisht qeverisë me vendin nuk ka hapur telefonin e tij.
I vetmi që ka pranuar të flas për “Gazeta Blic” ka qenë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga VV Mefail Bajqinovci.
“Unë besoj se në këtë muaj do t’i shihni emrat e kandidatëve, në korrik”, ka thënë shkurt ai.
Por cilat janë procedurat që duhet t`i kaloj një kandidat për kryetar komune.
“Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm, Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës (KZAQ) dhe KZP do të bëjnë verifikimin e tyre dhe do ta pajisë kandidatin/en me formularin e grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës, ashtu siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet nëj njfotimin që para dy jave e kishte publikuar kjo parti politike.
Por burime të “Gazeta Blic” brenda Lëvizjes Vetëvëndosje kanë thënë se shtyerja e afatit për kandidatët është bërë për shkak të pakënaqësive që aktualisht janë në disa degët të kësaj partie.