Sulmuesi i Nurnberg, Kwadwo Dua, është në prag të një transferimi te Ludogorets, raporton mediumi gjerman “Bild”.
Zvicerani i lindur në Londër ishte i rëndësishëm në mbajtjen e ekipit në Bundesligën e Dytë pasi shënoi 11 gola në 33 ndeshje sezonin e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.
Ludogorets do të paguajë rreth 3 milionë euro për ta transferuar atë, gjë që nuk duhet të jetë problem duke pasur parasysh transferimin rekord të Igor Thiago në Club Brugge.
Kujtojmë se Ludogorets do luajë ndeshjen e kthimit ndaj Ballkanit të martën.
/GazetaBlic Sport


