Tifozët e Ludogorets do të mbështesin sonte skuadrën e tyre në ndeshjen jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Ballkanit. Pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë, interesimi për revanshin është jashtëzakonisht i madh, raportojnë mediat bullgare.
Për momentin kanë mbetur pak bileta në sektorët B dhe tribunën ‘Motsi’, ku zhvillohet ndeshja e Ludogorets, mëson dsport.
Huvepharma Arena ku i zhvillon paraqitjet ekipi i Ludogoretsit numëron pak më shumë se 10 mijë ulëse.
Biletat për ndeshjen kushtojnë 12 dhe 25 leva, përkthyer në 6 dhe 13 euro.
Në të njëjtën kohë u bë e qartë se në Razgrad do të jenë të pranishëm rreth 100 tifozë të Ballkanit.
/GazetaBlic Sport