Sporti

Lucio: I uroj Inzaghit një natë si ajo e Mourinhos në Barcelonë

04/30/2025 12:59
nga:Lorik J

Legjenda e Interit, Lucio, mendon se Simone Inzaghi meriton një natë si ajo e José Mourinhos në Barcelonë.

Interi viziton Barcelonën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sonte me fillim nga ora 21:00.

“Më kujtohet vrapimi i Mourinhos në fund të ndeshjes; merita për atë arritje do t’i përkasë gjithmonë atij”, tha Lucio për Gazzetta.

“I uroj Inzaghit një natë të tillë; ai e meriton për punën që ka bërë.”

Megjithatë, Interi i Inzaghit ka humbur tre ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

“Fuqia sulmuese e Barcelonës është mbresëlënëse; ata krijojnë raste dhe paraqesin rrezik nga çdo zonë, por aftësia mbrojtëse e Interit, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, është po aq e jashtëzakonshme”, argumentoi Lucio.

/GazetaBlic Sport