Automjeti i trajnerit të Napolit, Luciano Spalletti u vodh nga parkingu para hotelit ku ai jeton gjatë natës midis të enjtes dhe të premtes.
La Gazzetta dello Sport raporton se Fiat Panda e trajnerit është vjedhur dy ditë pasi dikush mori makinën e gruas së mesfushorit Diego Demme, përcjell GazetaBlic Sport.
Gazeta zbulon se makina ishte e parkuar në Corso Vittorio Emanuele para hotelit ku banon trajneri i Napolit.
Trajneri ka raportuar vjedhjen e makinës me të cilën qarkullonte në qytet prej disa kohësh.
/GazetaBlic Sport/


