Sporti

Luciano Spalletti tregon se pse nuk e përshëndeti trajnerin kundërshtar pas ndeshjes

11/24/2021 18:59
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Napolit, refuzoi t’i shtrëngonte dorën trajnerit të Spartak Moskës, Rui Vitoria, pas humbjes në Europa League, duke e lënë kolegun e tij të hutuar.

Incidenti ndodhi në përfundim të rezultatit 2-1 nën borën e madhe në Moskë mbrëmjen e sotme, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai tha se nuk u përshëndet nga trajneri kundërshtar në fillim të ndeshjes, andaj refuzoi që ta përshëndet atë pas lojës.

“Nuk erdhi të përshëndetej në fillim, andaj nuk desha as unë pas ndeshjes. I përshëndes të gjithë në fillim. Dhe është shumë e lehtë të përshëndetesh më vonë kur të kesh fituar. Duhet të mirëpresësh çdo trajner para fillimit të ndeshjes”, tha Spalletti.

/GazetaBlic Sport/