Sporti

Luciano Spalletti reagon pas barazimit ndaj Juventus, komplimenton futbollistët e tij

01/06/2022 23:56
nga:Mergim Rreci

Luciano Spalletti duhej të shikonte nga shtëpia ku po izolohet me COVID, por ishte shumë krenar për barazimin 1-1 me Juventusin.

Napolit i mungonin nëntë lojtarë për shkak të COVID, dëmtimeve, ndalimeve dhe detyrës së Kupës së Kombeve të Afrikës, por edhe trajnerit të tyre, pasi Spalletti rezultoi pozitiv me Coronavirus këtë javë, përcjell GazetaBlic Sport.

Dries Mertens u kishte dhënë atyre epërsinë, por përpjekja e devijuar e Federico Chiesa vulosi rezultatin 1-1 në Torino.

“Ne kishim ardhur në Torino me synimin për të luajtur për tre pikë, pavarësisht vështirësive të mëdha që hasëm dhe duhej t’i kalonim vetëm për të organizuar këtë ndeshje”, tha Spalletti për faqen zyrtare të Napolit.

“Është zhgënjyese që nuk ia dolëm, por jemi shumë krenarë me performancën e ofruar nga i gjithë ekipi.

“Ishte një paraqitje me karakter të madh, me cilësi teknike dhe morale të shprehur nga lojtarët që dëshmuan edhe një herë se e meritojnë të veshin fanellën e Napolit. Bravo të gjithëve.”

/GazetaBlic Sport/