Sporti

Lucas Vazquez do ta vazhdojë karrierën e tij te Bayer Leverkusen

08/26/2025 12:56
nga:Lorik J

Ish-lojtari i Real Madridit, Lucas Vazquez, do ta vazhdojë karrierën e tij te Bayer Leverkusen, raporton Fabrizio Romano.

Vazquez do t’i bashkohet ekipit gjerman si lojtari lirë pasi të skadojë kontrata e tij me Los Blancos.

Romano pretendon se spanjolli i ka kaluar tashmë vizitat mjekësore dhe do të nënshkruajë me ekipin e Leverkusenit të martën.

Kontrata e Vazquez me “Aspirinët” do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027.

/GazetaBlic Sport