Lojtari brazilian Lucas Paqueta do të rikthehet përsëri në atdheun e tij, ku do të luajë për Flamengon.
Marrëveshja do të jetë për një shumë rekord për vendin prej 42 milionë eurosh. Mesfushori transferohet nga West Ham United dhe do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, transmeton GazetaBlic Sport.
Lucas Paqueta ishte një lojtar i të rinjve të Flamengos i cili u transferua në Milan në vitin 2019. Ai gjithashtu luajti për Olympique Lyon në Evropë. Ai ka 61 ndeshje dhe 12 gola për Brazilin.
/GazetaBlic Sport/


