Sporti

Lucas Moura për kthimin e tij në kombëtaren e Brazilit: “Mendova se po bënin shaka”

09/04/2024 21:20
nga:Lorik J

Lucas Moura ka qenë një lojtar i spikatur për São Paulo këtë sezon dhe kthehet në kombëtaren e Brazilit pas gjashtë vitesh.

Brazili do të përballet me Ekuadorin në stadiumin Couto Pereira.

Në lidhje me rikthimin e tij tek kombëtarja braziliane, ai u shpreh shumë i lumtur, teksa pranoi se fillimisht nuk e besonte se është ftuar.

“Është ndjenjë e jashtëzakonshme. E mora lajmin në aeroplan, kur isha duke udhëtuar drejt Fluminense, kapiteni erdhi dhe më tregoi. Unë realisht nuk kisha marrë ndonjë telefonatë dhe mendova se po bënin shaka”, tha fillimisht ai.

“Më pas shikova telefonin dhe pashë listën. Isha i emocionuar”, përfundoi ai për faqen zyrtare të Federatës braziliane.

/GazetaBlic Sport